E Diel, 1 Nëntor 2026

“Sulmoi deklaratat e Ramës për ish-krerët e UÇK”, Berisha i përgjigjet Blushit: Paratë e inceneratorit të Tiranës do t’i pastrojë me mashtrime në mediat e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i përgjigjet deklaratave të Ben Blushit në Klan Kosova.

Në një reagim për mediat, kreu i selisë blu hedh poshtë deklaratat e Blushit, sipas të cilit ai ka sulmuar fjalën e kryeministrit Edi Rama në “Bordin e Paqes” lidhur me deklaratat mbi krerët e UÇK-së, që po gjykohen në Hagë.

“Në bindjen time më të thellë, ‘argati’ i Vuçiçit, Edi Rama, së bashku me padronin e tij Vuçiç, janë përgjegjësit kryesorë të burgosjes dhe dërgimit në Hagë të ish-udhëheqësve politikë të Kosovës”, shprehet Berisha.

Reagimi i plotë:

Lidhur me një trillim dhe manipulim të ulët në Klan Kosova, të kryehajdutit të mediave në Shqipëri, njëherazi përfituesit të parave publike të vjedhura në megaskandalin e inceneratorëve, Ben Blushi, sipas të cilit unë kam sulmuar fjalën e Edi Ramës në Bordin e Paqes për ish-udhëheqësit e UÇK sqaroj opinionin sa vijon:

Në konferencën time për shtyp nuk kam thënë absolutisht asnjë fjalë, dhe nuk kam përmendur asnjëherë se çfarë tha Rama në Bordin e Paqes për UÇK-në, ish udhëheqësit politik të UÇK të burgosur në Hagë. Kjo sepse, në bindjen time më të thellë, ‘argati’ i Vuçiçit, Edi Rama, së bashku me padronin e tij Vuçiç, janë përgjegjësit kryesorë të burgosjes dhe dërgimit në Hagë të ish-udhëheqësve politikë të Kosovës.

Qëndrimi im dhe i PD për pafajësinë e tyre është publik dhe i pa ndryshueshëm! Njëlloj siç është qëndrimi për Ben Blushin, që mendon se paratë e vjedhura në inceneratorin e Tiranës do t’i pastrojë me mashtrime në mediat e Kosovës!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›