E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet ana e errët e Mërkurit

Sonda hapsinore amerikane “Messenger” ka dërguar imazhet e para në tokë të anës tjetër të planetit Merkur, duke treguar në këtë mënyrë një pjesë që nuk njihej më parë nga bota. Bëhet fjalë për disa imazhe “spektakolare” të planetit që ndodhet më afër Diellit, ka shpjeguar NASA.

Mërkuri është planeti i parë i sistemit tonë diellor, duke filluar nga dielli, por edhe më i vogli në përmasa pasi është sa gjysma e asaj të tokës. Sonda “Messenger” ka ndjekur rrotullimin e dytë të Merkurit. Pas një udhëtimi prej disa vitesh, të hënën e kaluar ajo është afruar më shumë me planetin në një distancë prej 200 kilometrash nga ekuatori i saj. Pamjet e para që erdhën tregojnë se sipërfaqja e  Merkurit është e pabanueshme.

“Messenger” është nisur në hapsirë verën e 2004-ës nga SHBA. Mërkuri, pak më i madh nga Hëna, është një nga planetet më pak të eksploruara nga njeriu, kjo për shkak të afersisë së tij me Diellin. Në pasazhin e parë më 14 janar, sonda kishte dërguar disa foto që tregonin gati 20 % të sipërfaqes së planetit. Ndërsa, këtë radhë është zmadhuar pjesa tjetër e Mërkurit. Para “Messenger”, e vetmja sondë që ishte afruar me Mërkurin ishte “Mariner 10”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›