E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet anija me 200 ton argjend, e mbytur në Luftën e Dytë Botërore

Një anije me 200 ton argjend, me një vlerë prej rreth 150 milion paund, është zbuluar në Atlantik. Siç njofton BBC, kjo është ngarkesa më e madhe me metale të çmuara e zbuluar ndonjëherë në det.

SS Gairsoppa, një anije transporti britanike u mbyt nga një nëndetëse gjermane në vitin 1941.

Firma amerikane Odyssey Marinë bëri zbulimin dhe tani do të mbajë 80 përqind të vlerës sipas një marrëveshje me Departamentin e Transportit.

Anija, e cila po kthehej nga India në Britani, u pikas nga nëndetësja gjermane. Vetëm një personi arriti që të mbijetonte nga sulmi me torpedo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›