E Martë, 3 Nëntor 2026

Zbulohet arsyeja pse Rama do ta bojkotojë samitin e BE

Duke ngritur pyetjen "Çfarë të bëjmë atje?, Edi Rama paralajmëroi të martën bojkotin që Shqipëria mund ti bëjë samitit të përbashkët të BE me vendet e Ballkanit perendimor, duke e arsyetuar këtë mospjesmarrje me faktin se edhe kësaj here shqipërisë nuk do ti hapen negociatat. “Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”, shkruajti Rama në Twitter. Një ditë më parë bojkotin e këtij samiti e pati shpallur edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ndonëse vendit të tij i janë hapur prej kohësh negociatat. Atëheerë pyetja që shtrohet është pse edhe Tiranë edhe Beogradi po marrin të njëjtin vendim, pavarësisht se kanë arsye të ndryshme.

Lexo me tej: Kërcënimi/ Rama dhe Vuçiç drejt bojkotit të samitit të BE

Një hipotezë e kësaj dileme mund të gjendet në draftin paraprak të konkluzioneve që do të bëjë Këshilli i BE-së , draft i cili u zbulua paraprakisht nga

Euractiv . Aty thuhet se në konkluzione vendet anëtare do dënojnë fort mosvënien e sanksioneve për Rusinë nga regjimi i Vuçiç.

Intervista/ Rama në mbrojtje të Vuçiçit: Nuk i duhet bërë Serbisë presion për sanksionet” Në tekstin përfundimtar që do të hartohet nga Konferenca e nivelit të lartë me Ballkanin Perëndimor do të mbahet një ditë para sesionit të Këshillit të BE-së 23- 24 qershor parashihet të thuhet: “Këshilli Evropian u bën thirrje të gjitha vendeve që të harmonizohen me sanksionet e BE-së, në veçanti vendet kandidate”. "Presidenti serb Vuçiç është nën presionin në rritje të BE-së për t’u bashkuar me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, diçka që ai ka refuzuar ta bëjë, duke kujtuar miqësinë tradicionale midis Beogradit dhe Moskës", shkruan me tej

Euractiv . Dhe për të shmangur këtë trysni Vuçiç po përdor Tiranën dhe Shkupin duke e bojkotuar samitin.

©Lapsi.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›