Zbulohet busti i heroit Ilaz Kodra

Me këtë rast kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se të gjithë sot kujtojnë Ilazin, i cili luftoi pa u ndalur me Brigadën e tij 114.
“Ilaz Kodra ka bashkuar të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe sot Ilaz Kodrën e kujtojnë të gjithë si bashkëluftëtarët, Ali Ahemti, Bedri Islami e të tjerë. Veprimtaria dhe përkushtimi i Ilazit ka qenë që nga ditët e fëmijërisë, por dëshira e tij u plotësuar me armatosjen e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë kryeministri Thaçi.
Ai ka shtuar se për 50 vite Drenica ishte izoluar dhe e okupuar, ndërsa tani Kosova po shkon drejt integrimeve euroatlantike dhe Bashkimit Evropian.
Me një fjalë përshëndetëse iu drejtua të pranishmëve vajza e dëshmorit Kodra, Sumeja, e cila tha se rënia e dëshmorëve ka bërë që të gëzojnë të gjithë qytetarët sot lirinë.
“Me nder dhe respekt për ulemi para këtyre njerëzve që nuk kursyen as jetën që ne sot të gëzojmë lirinë”, ka thënë Kodra.
Nga një fjalë rasti ka mbajtur edhe bashkëluftëtarët e Ilazit, si Ali Ahmeti, Bedri Islami, kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Muharrem Xhemajli dhe anëtari i familjes Legjendare Jasharaj, Rifat Jashai.
Ndryshe Ilaz Kodra më 30 prill 1999 ka rënë heroikisht në luftime me armikun./Kosovapress/