E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet gënjeshtra e një prillit!

01/04/10 21:52

Domi dhe Seldi dalin nga dhoma dhe befasojnë të gjithë banorët. Domi ka vënë një jastek në bark që ti duket i fryrë dhe në këtë mënyrë ajo do tu tregojë banorëve që e gjithë historia e shtatzanisë së saj ka qënë e gënjeshtërt. I pari që i shikon është Mandi, i cili është në dush dhe i thotë se janë shumë të poshtër që i kanë gënjyer. Ata shkojnë në kuzhinë dhe gjëjnë Kikën, Manalin dhe Tatianën, të cilët mbeten pa fjalë kur shikojnë Domin. Më pas dalin në kopësht dhe Olta me Klodin e përqafojnë megjithëse amoma nuk e kanë marrë veten nga gënjeshtra që i kanë bërë Seldi dhe Domi për një prill. Seldi shprehet se ata e zgjatën shumë gënjeshtrën, por ama ia ka vlejtur pasi kanë kuptuar se kush janë njerëzit që i duan me të vërtetë. Kika shprehet se ai e ka menduar se mund të ishte gënjeshtër, por në të vërtetë e ka besuar. Olta thotë se asaj i kishte vajtur mendja se mund të ishte lojë pasi Seldi nuk ka ditur të aktrojë mirë. Domi përgjigjet se Olta mund të ketë dyshuar që ishte lojë pasi e ka parë Domin duke pirë cigare në tualet.
Seldi i mëshon dhe njëherë faktit që ata kanë arritur të kuptojnë se kujt i bëhet vonë për ta dhe përmend Kikën, Oltën dhe Klodin.
Ndërkohë Jetmiri dhe Edi qëndrojnë në kopësht dhe nuk reaguan fare me banorët e tjerë për çështjen e Domit e Seldit, por preferuar të flasin me njëri-tjetrin.
Erioni afrohet tek ata të dy dhe u flet për shakanë e bërë. Edi shprehet me ironi se ka qënë shumë shaka e bukur, duke nënkuptuar të kundërtën dhe Erioni shton se Klodi do të ishte bërë kumbari i fëmijës, por ja që e vërteta doli ndryshe.
Domi bisedon me Oltën dhe Tatianën dhe u thotë se kjo gënjeshtër u ka ardhur në mend dhe e kanë bërë dhe pse dikujt mund të mos i ketë pëlqyer. Domi shton se ajo qesh për gjithçka, por në këtë rast ka qënë e aftë ta mbajë seriozitetin pasi dhe kur fliste vetëm me Seldin, e trajtonin si një çështje të vërtetë dhe kanë hyrë vërtet në rol. Domi thotë se deri shumë vonë mbrëmë, të vetmit që e kanë ditur kanë qenë Olta dhe Klodi. Ajo shton se shumë herë i vinte për të qeshur dhe fshihej pas jastekut që të mos e shikonin. Më pas Kika shprehet se kjo lojë ka qënë e bukur, por lojrat që kishin të bënin me rrobat e tyre kanë qënë fare pa nivel. Erioni shton se e bukura e lojës ka qënë herën e parë, por përsëritjet kanë qënë të mërzitshme.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›