Zbulohet grafia Plumbi qe vrau Aleks Niken

Nena motrat bashkeshortja dhe dy vajzat qe la pas Aleks Nikaj vazhdojne te presin qe drejtesia te vihet ne vend dhe te gjendet autori i vrasjes se te dashurit te tyre. Aleks Nikaj u vra ne demonstraten e 21 janarit teksa qendronte me duar ne xhepa perballe Keshillit te Ministrave ne oborrin e te cilit qene ngujuar mbi 300 efektive te Gardes se Republikes qe i kishin drejtuar tytat e armeve te zjarrit mbi protestuesit qe ndodheshin jashte rrethimit te nderteses.
Sic duket pritja e te afermve te Nikajt do te zgjase perjetesisht pasi ekspertet e Institutit te Policise Shkencore prane Ministrise se Brendshme e kane shpallur predhen qe i shkaktoi vdekjen 36 vjecarit - pa vlera identifikuese. Sipas shkreses zyrtare qe ky institucion ka dorezuar ne Prokurorine e Tiranes predha eshte e demtuar ne ate mase qe nuk mund ti nenshtrohet me ekspertizes krahasuese e balistike per te identifikuar tyten e armes nga e cila mendohet se eshte qitur madje nuk krahasohet dot as me gezhojat e sekuestruara menjehere pas ngjarjes ne oborrin e kryeministrise.
Predhes se gjetur dhe te nxjerre nga koka e shtetasit Aleks Nikaj predhe qe i shkaktoi edhe vdekjen i eshte demtuar gjatesia dhe nuk ka gjurme te vlefshme identifikuese me tytat e armeve dhe gezhojat e gjetura ne pjesen veriore te nderteses se Keshillit te Ministrave me 21 janar 2011. Ky lloj plumbi eshte i kalibrit 9 mm qe perdoret nga arme te ndryshme duke filluar nga MP-5 Bereta Makarov etj. - shkruhet nder te tjera ne raportin qe Instituti i Policise Shkencore ka dorezuar prane grupit hetimor te pasojave te demonstrates se 21 janarit. Kjo predhe tashme e shpallur si prove pa vlera identifikuese eshte nxjerre nga koka e viktimes Aleks Nikaj ne nje klinike te Ankarase ne Turqi ku 36 vjecari u dergua pak dite pas plagosjes per mjekime me te specializuara. Por pavaresisht kesaj Nikaj nuk arriti ti shpetoje vdekjes se ardhur prej ketij fisheku te kalibrit 9 mm. qe ka shume mundesi te jete nxjerre nga tytat e armeve te tipit MP-5 me te cilat qene pajisur efektivet e Gardes se Republikes diten e demonstrates.
Trupi i Nikajt u soll ne fshatin e tij Gryke-Manat te komunes Kolsh te Lezhes me 7 shkurt 2011 e te nesermen e kesaj dite u percoll me nderime nga qytetare prej vendeve te ndryshme te te Shqiperise si dhe deputete te Partise Socialiste.
Por historia e predhes nuk mbaron ketu. Autoritet turke i shtuan mister ceshtjes sepse edhe pse sollen trupin e pajete te 36 vjecarit Nikaj ne Shqiperi nuk sollen bashke me te autopsine dhe predhen e nxjerre nga koka. Shkak per kete sipas burimeve te prokurorise tone ishte fakti se legjislacioni penal turk parashikonte fillimin e procedimit penal per cdo person qe gjen vdekjen nga plumbi luftarak. Ketij procedimi iu nenshtruar edhe vdekja e Nikajt dhe sipas burimeve zyrtare autoritetet turke vetem pasi moren informacion nga Prokuroria e Pergjithshme e Shqiperise pushuan hetimin dhe i deleguan dosjen institucionit te akuzes ne Shqiperi se bashku me predhen e plumbit.
Mirepo nje pyetje qe lind nga e gjithe kjo eshte pse nuk u njoftuan autoritetet turke qe ne fillim per te mos krijuar vonesa proceduriale. Misteri mbulon ngjarjen nderkohe qe ende nuk shpjegohet nga ekspertet se si mund te jete demtuar nje predhe e hyre ne koken e njeriut aq shume sa te mos sherbeje me si prove.
Plumbave te demtuar te laboratorit u shtohen rikoshetat e avokateve mbrojtes
Avokati mbrojtes i gardistit Agim Llupo i akuzuar per vrasjen e Ziver Veizit ne 21 janar para gjyqtareve te ceshtjes ka pretenduar se plumbi qe i solli vdekjen Ziver Veizit ishte rikoshete dhe jo i drejtperdrejte. Ky pretendim besohet se do te jete linja kryesore e mbrojtjes te te pandehurit Llupo ndaj akuzave te ngritura nga prokuroria per vrasje ne rrethana cilesuese.
Avokati mbrojtes ka thene Kerkoj lirimin e Agim Llupos pasi diten e demonstrates se 21 janarit ishte ne krye te detyres duke mbrojtur institucionin e kryeministrise. Per mbrojtjen e atij institucioni eshte betuar dhe nese nuk do e mbronte do ndiqej penalisht. Ne kete rast ai dhe koleget e tij ishin ne mbrojtje te kryeministrise duke qelluar ne ajer me armet e tyre te punes per te ndaluar pushtimin e nderteses se kryeministrise nga turma e demonstruesve.
Llupo ka qelluar ne ajer me armen e tij ne zbatim te ligjit per perdorimin e armeve dhe ruajtjes se institucioneve dhe ne asnje rast nuk ka qelluar drejt turmes. Plumbi qe eshte gjetur ne trupin e viktimes eshte konstatuar nga ekspertet se ka demtime dhe eshte plumb rikoshet. Gjate kryerjes se detyres klienti im e ka para te nevojshme te qelloi ne ajer per te trembur turmen por plumbi mund te jete devijuar nga ndonje send i forte dhe e ka goditur Veizin.
Provat e sjella nga prokurori nuk provojne se klienti im ka konsumuar vepren penale te cilen e ka ngritur prokuroria. Keshtu me pretendimin se plumbat e gjuajtur ne ajer kane bere rikoshete eshte perpjekur te justifikoje vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi avokati Genc Gjokutaj qe ka kerkuar lirimin e klientit te tij Major Agim Llupos para Gjykates se Shkalles se Pare dhe asaj te Apelit.
Familja e Aleksit shtetit Kemi skanerin mendohuni mire..
Shekulli iu drejtua dje pasdite familjes se Aleks Nikes lidhur me lajmin qe nga Laboratori i Ministrise se Brendshme Prokurorise i ka ardhur nje shkrese zyrtare ku thuhet qe plumbi qe vrau Aleksin eshte demtuar dhe nuk sherben si prove. Me poshte eshte pergjigja qe morem ne emer te familjes nga avokat Mark Nika xhaxhai i Aleks Nikes
...Ne si familje ende nuk kemi nje komunikim zyrtar me prokurorine per perfundimet e hetimit. Ajo qe ju thoni se prokuroria ka arritur ne perfundim se prova e plumbit eshte e paperdorshme eshte nje lajm i rende per te cilin duhet te mendohen mire kur ta argumentojne. Ne si familje kemi skanerin e minutave te para te plumbit ne koken e Aleksit. Skaneri tregon qarte se plumbi eshte i pademtuar dhe ka hyre ne koke nga nje pozicion vertikal nga lart poshte dhe ka ndalur ne tru.
Skaneri tregon qarte nje plumb te pademtuar me maje. Per fat ne e kemi skanerin. E ka edhe Prokuroria. Nuk besoj se plumbin e ka demtuar pinca e mjekut kirurg kur e ka nxjerre ne Turqi. Ndaj ju bej thirrje te mendohen mire se jane duke bere nje krim te dyte ndaj Aleksit jane duke e rivrare ate tani para syve te familjes. Pavaresisht hetimeve te prokurorise ne kemi bere hetimet tona dhe kemi dy indikacione te renda.
I pari eshte qe plumbi i perket nje pistolete te nje drejtuesi te larte te Gardes dhe se dyti qe Oficeri i Kontaktit i policise shqiptare ne Turqi ka qene shume i interesuar rreth kesaj prove dhe ka shqetesuar disa here autoritetet turke per kete ceshtje. Nuk duam te ngrejme gishtin ndaj askujt pa folur perfundimisht drejtesia por askush te mos mendoje se mund te pranojme nje genjeshter te trashe qe plumbi eshte demtuar kur skaneri tregon te kunderten.
Por dhe nga ana logjike eshte qesharake te mendosh se nje plumb qe ka ngelur ne tru nuk ka ku te demtohet. Se fundmi dua ti kujtoj prokurorise procesverbalin e kqyrjes se Aleksit ne te cilin pershkruhet dhe gjurma e plumbit dhe plumbi. As aty nuk flitet askund per plumb te demtuar. Nese na jepet ky perfundim ne do te kerkojme ti behet ADN e gjakut plumbit pasi nuk perjashtojme mundesine ta kene nderruar ose te kene nderhyre me deformime fizike mbi te.
E sigurt eshte se plumbi i nxjerre nga koka e Aleksit sic shihet qarte ne skaner dhe sic pershkruhet ne proceverbale eshte i padeformuar dhe shume i identifikueshem se kujt arme i perket...
Ziver Veizi
Vrasja e Ziver Veizit ka ndodhur jashte rrethimit te kryeministrise si pasoje e nje plumbi te marre ne gjoks. Fisheku eshte leshuar nga arma e efektivit te Gardes se Republikes Agim Llupos qe tashme eshte nen arrest. Plumbi ka hyre drejtperdrejt ne kraharorin e viktimes ne te djathte te tij. Predha e gjetur ne trupin e tij i perket armes se llojit MP-5 te kalibrit 9 mm. Veizi eshte viktima e pare qe u vra ne demonstraten e 21 Janarit 2010 prane kryeministrise.
Hekuran Deda
Hekuran Deda u vra me nje plumb ne koke. Plaga ka qene tejshpuese pra predha ka dale nga koka e tij duke e lene te vdekur. Dibrani Deda ne momentin e vrasjes ndodhej ne skelen e ngritur prane nje pishe ne Bulevard. Plumbi qe i shkaktoi vdekjen mendohet se ka qene e armes se llojit MP-5 kaliber 9 mm. pasi plaga e daljes eshte me e gjere se hyrja. Vrasesi i Dedes ende nuk eshte zbuluar pasi nuk eshte gjetur plumbi qe e ka goditur.
Faik Myrtaj
Vrasja e Faik Myrtajt ka ndodhur si pasoje e nje plumbi pistolete i kalibrit 9 mm. shkrepur nga njeri prej efektiveve te Gardes se Republikes qe ndodhej brenda rrethimit te kryeministrise. Plumbi e ka marre ne zemer duke i shkaktuar vdekje te menjehershme. Ne momentin e vrasjes Myrtaj ndodhej tre metra larg trotuarit te Bulevardit Deshmoret e Kombit afer Kullave Binjake. Autori mbetet i paidentifikuar pasi plumbi i gjetur ne trupin e viktimes eshte deklaruar i pavlefshem.
Aleks Nikaj
Aleks Nikaj ka vdekur si pasoje e nje plumbi te marre ne koke qitur nga arma e nje efektivi te Gardes se Republikes kaliber 9 mm. Ne momentin e goditjes nga plumbi Nikaj ka qene ne mes te bulevardit rreth 80 metra jashte rrethimit te kryeministrise. Autori i vrasjes se Nikajt mbetet ende i paidentifikuar pasi predha eshte deklaruar e demtuar dhe e pavlefshme nga ekspertet mjekoligjore.