E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elona ekonomistja qe praktikon Judo

shte shefe finance dhe e suksesshme ne profesionin e saj. Por ajo cka e ben ate interesante eshte fakti se di te praktikoje shume mire sportin e Judo qe do te thote Udha e Zhdervjellesise. Elona Marku eshte 29 vjece dhe qe prej vitit 2007 praktikon tre here ne jave sportin Judo. Ky sport e ben te ndihet e sigurte dhe me plot vetbesim tek vetja. Ne intervisten per Shekullin ajo rrefen disa nga sekretet e sportit te saj te dashur.

Cili ishte motivi qe fillove te praktikoje sportin e Judos

I kam dashur gjithmone sportet marciale. Nje shoqja ime me informoi se ekziston nje kurs per Judo dhe me foli edhe per mjeshtrin. Une menjehere u interesova dhe vendosa te filloj te mesoj Judo ne vitin 2007.

fare te beri pershtypje ne oret e para te praktikes

Mjeshtri qe ne fillim dha nje urdher te prere askush nuk duhej te shkelte ne palestren e tij nese nuk kishte ngrene. Gjithashtu ato qe do te mesonim nga ia nuk do ti praktikonim nese nuk do te ishte e domosdoshme

fare do te thote kjo

Duhet te shpjegoi se sporti Judo eshte nje sport komercial i cili te meson se si duhet te mbrohesh dhe jo si te sulmosh. shte nje sport I cili te meson te flasesh me gjuhen e trupit. Nese dikush tenton te qelloje ti duhet te studiosh me gjakftohtesi cdo detaj dhe te vetmbrohesh. Pra kjo do te thote se kete sport nuk mund ta perdoresh pa nje arsye por vetem nese dikush te sulmon apo nese je ne ndonje ndeshje sportive Judo.

Pervec faktit qe ky sport te meson se si duhet te mbrohesh a ka ndonje arsye tjeter qe te pelqen

Padyshim qe ka shume arsye. Vetem ata qe e praktikojne mund ta dine me mire se perse dashurohet ky sport. Judo me ben te kem besim tek vetja me ben me te sigurte gjithashtu me meson te jem gjakftohte ne cdo moment dhe te kem ne vetkontroll situatat.

A e keni perdoruar ndonjehere per vetmbrojtje kete sport

Ne fakt nuk e kam pasur te domosdoshem te perdor. Iu thash se ky sport praktikohet ne momentin qe dikush tenton te sulmoje ose te sulmon. Nuk kam pasur ende ndonje rast te tille por iu siguroj se do ta perdorja ne raste te tilla.

Edhe ndaj dikujt qe eshte shume me i fuqishme se ju ndoshta ndaj nje mashkulli

Sigurisht. Thelbi i ketij sporti eshte se si nje me i dobet dhe i brishte te triumfoje ndaj dikujt qe eshte me i forte fizikisht. Arti i ketij sporti qendron ne faktin se mund te shpenzosh shume pak energji dhe mund te perfitosh shume efekasitet. Edhe nje femije qe di sportin e Judos mund te hedhe pertoke nje te rritur shume te fuqishem.

Mjeshtri Judo te fal qetesine shpirterore

Feriz Matoshi eshte mjeshtri i cili ka nxjerre edhe shume kampion kombetare te sportit Judo nga te gjitha grupmoshat. Ai pohon se eshte pasioni ai qe e shtyu te merret me kete sport sepse sipas tij cdo kush qe e do Jodon gjen qetesine shpirterore . sipas tij sporti Judo ka fillaur te kerkohet shume edhe nga femrat ne vendin tone dhe kjo eshte nje gje shume positive sepse femrat ajne me te brishta dhe akne nevoje per vetmbrojtje. Zanafilla e sportit Judo sipas tij eshte ne Japoni ne vitin 1888 ndersa ne vendin tone erdhi vetem pas viteve 1990.

Elona Marku 29 vjec
Profesioni Shefe finance
Hobi Sporti marcial Judo

Palester Profesionale Arena
Adresa Rr. Don Bosko Pallatet Hawai Kulla nr 2 Tirane.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›