E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet identiteti i të plagosurit në Shkodër, ngjarja ndodhi jashtë ambientit të një lokali, policia jep detajet

Taulant Hoti është personi që ka mbetur i plagosur në Shkodër, i cili ka marr plumb në këmbë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali, rreth orës 10:40 në fshtin Shtoj.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T. H., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›