E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet një planet prej diamanti!

UASHINGTON- Një ekip astronomësh zbuluan një planet shumë të nxehtë dhe të përbërë kryesisht nga diamanti, dy herë më të madh se Toka.

"Sipërfaqja e këtij planeti është e mbuluar nga diamanti", deklaroi Nikku Madhusudhan, një nga astronomët, në Yale University, Connecticut.

"Është një planet shkëmbor me një përbërje kimike shumë të ndryshme nga ajo e Tokës", theksoi astronomi. 

Ky planet shkëmbor ka një rreze dy herë më të madhe sesa ajo e Tokës, ose 12 747 kilometra. Ndodhet rreth 40 vite dritë larg nga Toka (një vit dritë është e barabartë me 9 461 miliardë kilometra)
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›