Athinë - Bengazi, ethet e fanatizmit!
Çfarë ka të përbashkët Athina, me Khartumin, kryeqyteti i Sudanit, një shtet i dështuar? Në çfarë ngjan kryeqyteti Greqisë me kryeqytetet e botës myslimane, të cilat kanë pasur protesta të dhunshme dhe u arrit deri në vrasjen e një ambasadori amerikan? Një film i bërë nga një person të cilin FBI e ka identifikuar si i krishterë kopt egjyptian me shtetësi amerikane, ka fyer ndjenjat e myslimanëve. Prodhim mediokër, financimin e të cilit autori pretendon se e ka nga hebrenj amerikanë, tenton me historinë e prodhimit të tij dhe subjektin të ngacmojë ndjenjat e myslimanëve në mbarë botën. Nuk do të jetë çudi, nëse bëhen hetime, të dalë që filmi të jetë prodhuar me financime të ekstremistëve islamistë. Nuk është hera e parë në luftëra dhe përplasje që kundërshtarët helmojnë njeri-tjetrin me propagandë. Fakti se producenti në fillim pretendoi që ishte hebre, pastaj doli arab; që filmi u përhap me shpejtësi rrufe dhe me titra arabe në rrjet; që në një botë si ajo arabe me përhapje ndër më të ulëta të librit dhe rrjetit, mori zjarr protesta si në një rezervuar benzine, ndërkohë pamjet japin protestues që vështirë se dinë shkrim e këndim, lëre më të përdorin kompjutera, pra gjithë sa më sipër, lënë dyshimet për një histori konspiracioni. Tjetër fakt që mbështet dorën e fshehtë në organizimin e gjithë këtyre trazirave: Çfarë mund të ngjallte armiqësi në sytë e amerikanëve ndaj libianëve dhe popujve të pranverës arabe, se sa vrasja nga ana e tyre e një miku dhe përkrahësi të rizgjimit të tyre, se ajo që i ndodhi ambasadorit Stevens? Ishte mënyra më e mirë për të krijuar në perceptimin e amerikanëve dhe perëndimorëve imazhin e popujve të pabesë. E gjitha kjo histori mban erë, dhe putra e ekstremistëve islamikë prezente, pavarësisht se nuk ka ende një emër si Vëllezërit Myslimanë, Al Qaeda, Salafitët, wahabitët a dikush tjetër i kësaj matrice. Kjo është e djathta ekstreme në botën islame. Nuk është e thënë që gjithë turmat që mbushin sheshet janë të vetëdijshëm për çfarë kërkojnë. Por në një shekull, kur bota arabe ka njohur vetëm humbje, qofshin këto ushtarake apo politike përballë perëndimit, islami është ideologjia ku ata identifikohen dhe për të cilin janë krenarë. Është koha kur arabët pushtonin botën, dhe profeti i tyre përfaqësonte frymën e re. Ndaj nuk është çudi zelli i tyre fetar, ku feja identifikohet me kombin, krenarinë, dhe mundësinë për revansh, ndaj poshtërimeve që kanë pësuar që nga kohërat që nuk mbahen mend dhe që si burim kanë pikërisht perëndimin. Pak rëndësi ka se liria e shprehjes, në perëndim nuk kursen askënd, as profetin e tyre që e quajnë Jezu Krisht.
Në Greqi, një regjisor shqiptar i quajtur Leart Vasili, vë në skenë një pjesë teatrale të quajtur “Corpus Christi”. Rievokon darkën e fundit të Jezu Krishtit, ku sigurisht nuk ka munguar ekstravaganca ose mesazhi artistik. Është e pranueshme në një botë të lirë. Terrence McNally e ka çuar deri në ekstrem duke i paraqitur në një pjesë të tij me të njëjtën temë, të gjithë apostujt si gej dhe tradhtinë ndaj Jezusit, si një xhelozi homoseksuale të Judës. Nuk ka përdhosje më të madhe që mund t’i bëhet krishterimit dhe katolicizmit në veçanti, kur dihet alergjia e tyre ndaj homoseksualëve. Bota e lirë, prandaj quhet e tillë. Por frustrimi ka kapur edhe Athinën. E djathta ekstreme e saj, e cila edhe në variantin grek ka konotacione të forta ortodokse, tentoi linçimin e trupës artistike. Nuk mungonte prezenca e popëve, siç në krahun tjetër nuk mungojnë mullahët. Për fat që në Greqi ende funksionojnë gjykatat dhe urdhëruan lejimin e shfaqjes. Por ja që megjithëse vishemi me kostume dhe rruhemi përditë, edhe pse shumica e europianëve nuk shkojnë në kishë apo njohin Biblën, në një vend që mbahet si kërthiza e qytetërimit perëndimor dhe me lashtësinë e tij ka hedhur bazat e qytetërimit modern, ashtu siç për hatër të kësaj të shkuare u pranua në BE, shfaq anën e tij më të errët. Greqia është e frustruar. Përditë është e detyruar të gëlltisë nga një shishe me ilaçe të hidhura të markës gjermane. Vihen në lojë për krenarinë e tyre, dhe tallen për mënyrën e jetesës. Janë të detyruar të paguajnë për shkapërdarjen e prindërve të tyre që tridhjetë vjet më parë notonin në paratë e ndihmave europiane, duke mbjellë njëkohësisht edhe pasojën më të madhe e cila është zhgënjimi i sotëm se nuk janë aq të zotë, mençur dhe pazëvendësueshëm për sytë e europianëve. Është një zhgënjim i cili pavarësisht kostumeve të demonstruesve, mbart virusin e përplasjeve të mëdha sociale. Dhe manipulatorët e mëdhenj të turmave, nuk janë kurrë të pavëmendshëm që të kapin rastin. Siç po ndodh së fundmi në botën arabe dhe atë greke. Por nuk është koha të urrejmë arabët për “injorancën”, apo grekët për “zellin” e rigjetur të fanatizmit fetar. Por të jemi më të zgjuar në vështrimin e botës. Gati njëqind vjet përpara njerëzimi njohu përhapjen e një ideologjie të fortë si marksizmi. Nga një brinjë e tij lindi fashizmi musolinian dhe dishepulli i tmerrshëm i tij Hitleri. Duke premtuar të dyja parajsën nëpërmjet eliminimit të kundërshtarit. Jo më kot Sartri thoshte se “ekstremet bashkohen”. Gjysëm shekulli më vonë, e kishin çuar botën në kasaphanë. Kriza ishte ushqimi që i rriti dhe përhapi. Në një planet katër herë më të madh se ai që çoi në luftën e dytë, profecitë e Maltusit duket se po realizohen. Burimet jetësore janë po ato. “Njerëzit janë po ata dhe nuk ndryshojnë kurrë”, - thoshte Anton Çehov, me gojën e një personazhi të tij. E kishte gabim. Bëhen gjithmonë e më shumë individualistë dhe nihilistë. Të shpresojmë që janë bërë më të mençur. Pasi profetët e rremë asnjëherë nuk mungojnë. Dishepujt e tyre krijojnë gjithmonë armikun. Duke afruar gjithmonë parajsën në tokë. Por në realitet, ferrin.