Zbulohet planeti me katër diej

Një skuadër astronomësh kanë publikuar dje zbulimin e një planeti të ndriçuar nga katër diej të ndryshëm.
Orbita e tij përbëhet nga dy breza me yje një fenomen mjaft i rrallë ky në astronomi. Vëzhgimet janë bërë nga Observatori i Keck.
Planeti, që ndodhet vetëm 5.000 vite-dritë larg, është emërtuar PH1 sipas sajtit Gjuetarët e Planeteve(Planet Hunters).
Ai është menduar të jetë një "gjigant gazi" pak më i madh se sa Neptuni, por më shumë se gjashtë herë se madhësia e Tokës. /albeu.com/