E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toures nuk i vazhdohet kontrata

Yaya Toure është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të Manchester Cityt sot. Por, kjo nuk mjafton që të binden drejtuesit e këtij klubi për t’ia vazhduar kontratën.

Sipas tabloidit britanik ‘The Mirror’. Mesfushorit nga Bregu i Fildishtë nuk do t’i vazhdohet kontrata e majme, e cila skadon në vitin 2015.

Toure ishte transferuar tek ‘Citizens’ nga Barcelona, dy vjet më parë dhe rroga e tij i kalon 10 milionë euro.

Toure është aktualisht 29 vjeç dhe kampioni aktual i Anglisë nuk llogarit në të më shumë se dy vjet të tjera.

Përpos tij, tek City luan edhe vëllai Kolo, i cili mund ta lë Etihad Stadiumin edhe më herët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›