Zbulohet plani i Jakshiq për sulm ndaj Vuçiqit

Grupet ekstremiste të veriut kishin planifikuar ta pengojnë vizitën e zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Kosovë.
Sipas medieve serbe, pjesëtarët e shërbimit sekret të Serbisë kishin diktuar me kohë planin e kreut të Këshillit Nacional serb, Marko Jakshiq për ta sulmuar zyrtarin e lartë serb.
Para se Vuçiq të arrinte në Mitrovicë, agjentët e BIA-s kishin zbuluar në disa rrugë të Mitrovicës kamion me të cilët ishte planifikuar t’i bllokohej rruga delegacionit të Serbisë gjatë kthimit për në Beograd.
“Me intervenimin e shërbimit sekret ishte ndaluar incidenti në rrugët e veriut të Mitrovicës. Marko Jakshiq kishte organizuar njerëzit e tij që ta fyejnë dhe ta gjuajnë me gur Vuçiqin”, citon gazeta “Kurir” njërin nga agjentët sekret.
Gjatë vizitës që të dielën numri dy i qeverisë së Serbisë i bëri veriut të Kosovës, përkrahësit e Partisë Radikale Serbe dhe të Partisë Demokratike të Serbisë kanë brohoritur “Vrite Vuçiqin”, “tradhti” dhe “ustash”.
Ndërkaq, Jakshiq i kishte deklaruar medieve se vizita e tij ka dështuar dhe ka krijuar hendek më të madh në mes serbëve. /Indeksonline/