E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet proteina që shkatërron virusin HIV

Londër, 26 gusht - Studiuesit në Loyola University kanë identifikuar një proteinë, TRIM5a, e pranishme te majmunët e llojit Macaca mulatja, e cila është e aftë  të shkatërrojë virusin HIV-1.
Zbulimi në fjalë mund të çojë në një shërim të bazuar në proteina për të mundur virusin HIV-1 te njerëzit.
TRIM5a është e pranishme edhe te njerëzit, por, ndryshe nga versioni i gjetur te majmunët nuk të mbron nga HIV-1, transmeton NOA.
“Shpresa jonë– thotë Edward Campbell, drejtuesi i studimit, është të identifikojmë komponentët e TRIM5a që mund të shkatërrojnë virusin dhe infeksionet virale”.
 Nga një hartë gjenetike e proteinave, hulumtuesit shpresojnë për ta bërë TRIM5a më efektive te njerëzit ose për të prodhuar një ilaç që imiton veprimin e proteinave si te majmunët.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›