E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan/ KS, përshëndet zhvillimin e zgjedhjeve

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara përshëndeti zhvillimin e zgjedhjeve në Afganistan dhe dënoi tentativat e rebelëve për prishjen e këtyre zgjedhjeve. "Anëtarët e Këshillit të Sigurimit shprehën urimet e tyre për zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale dhe rajonale në Afganistan'', deklaroi në një komunikatë ambasadori i Britanisë së Madhe, John Sawers, në emër të Këshillit që drejton. Të pesëmbëdhjetë anëtarët e Këshillit të Sigurimit dënuan aktet e atyre që kanë dashur t'i mohojnë popullit afgan të drejtën për të votuar duke tentuar për të prishur këto zgjedhje.
Ata theksuan se ''presin me padurim njoftimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe kërkuan bashkëpunim me përfaqësuesit e ardhshëm të zgjedhur nga populli afgan për ti ndihmuar për një qeverisje më të mirë, siguri dhe drejtësi, për të riforcuar shtetin e së drejtës dhe për të përmirësuar shanset e çdo afgani përsa i përket anës ekonomike''.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›