E Martë, 3 Nëntor 2026

Zbulohet tjetër bazë armësh, kapen kallashnikovë dhe mijra fishekë në Sukth

Policia ka zbuluar një tjetër bazë me armë zjarri dhe me municion luftarak.

Si rezultat i operacionit “Hills 2”, në Sukth, u zbulua një bazë, ku mbaheshin armë zjarri, të cilat dyshohet se do t’i shërbenin grupeve kriminale.

Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale: 1 kallashnikov, 1 granatë, ndezës granate, dylbi snajperi, krehër arme, 1 rrip ushtarak me fishekë dhe mijëra fishekë të tjerë të kalibrave të ndryshme.

Gjithashtu, gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga pronari i banesës Adem Salillari.

Ndërkohë edhe disa ditë më parë, Policia e Durrësit zbuloi një tjetër bazë kriminale, nga e cila u sekuestruan 4 kallashnikovë, 20 krehra dhe një sasi e madhe fishekësh.

Gjatë këtij operacioni, u arrestuan dy të rinj të cilët në bashkëpunim me persona të tjerë, gjatë muajve të fundit, kanë shitur sasi armatimi dhe municioni luftarak.

Por baza më e madhe ishte ajo e zbuluar pak ditë më parë në fshatin Babice  të Vlorës ku u gjetën armë të llojeve të ndryshme dhe pajisje të tjera. Në pranga përfundoi Luciano Deraj i cili dyshohet si anëtari i një grupi me rrezikshmëri të lartë kriminale që vepron në jug të vendit./vizionplus.tv/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›