Zbulohet trupa te avionit Air France
Ushtria braziliane ka zbuluar 3 trupa te pajete te cilet i perkasin pasagjereve te avionit Eir Bas 300, te zhdukur javen e kaluar ne oqeanin Atlantik. Me gjetjet e reja numri i pergjithshem i trupave te rekuperuar shkon ne 5. Zyrtaret e ushtrise deklarojne se moti i mire ka favorizuar kerkimet, dhe tashme ata kane evidentuar nje zone ne te cilen ndodhen qindra sende qe me siguri i perkasin Eir France. Nderkohe mendohet se ne kete zone gjithashtu mund te kete trupa te tjere. Paralelisht me operacionin per kerkimin e pjeseve te avionit po zhvillohet edhe operacioni per zbulimin e kutise se zeze. Ushtria braziliane ka impenjuar gjithashtu ne operacion nendetese per thellesi te medha. Trupat e pajete jane zbuluar reth 1140 kilometra larg brigjeve braziliane. Zbulimet e reja pas analizave do ndihmojne specialistet te nxjerrin konkluzionet per shkaqet qe sollen kete tragjedi.