Zbulohet vendi i mbytjes se Christine

Ishte nje traget 46 metra i gjate ne hambaret e te cilit ndodheshin tre kamione me barna mjekesore sipas burimeve jozyrtare i cili ishte nisur nga porti i Durresit me destinacion portin Burgas te Bullgarise.
Per fat te mire 6 marinaret ukrahinas kane shpetuar pasi kane hipur ne nje barke shpetimi dhe jane gjetur 1 milje larg bregut nga nje peshkatar vendas prane gjirit te Mirtos ne zonen detare Agjia Paraskevi te ishullit.
Sipas deshmive te marinareve anija eshte mbytur si rezultat i motit te keq qe mbizoteronte ne zone si pasoje e te cilit ka futur uje nga te carat e krijuara ne bordin e saj.
Menjehere organet greke kane filluar punen per reduktimin e naftes se derdhur ne det ndersa eshte ngritur nje grup hetimor per te zbuluar shkaqet qe kane cuar ne mbytjen e anijes.
Te gjashte marinaret e shpetuar jane arrestuar dhe po merren ne pyetje nga prokuroria e ishullit.