E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne Kosove zbutet Beogradi

Duket se eshte zbutur qendrimi i Beogradit zyrtar ndaj Prishtines. Zyrtare te larte te Kuvendit te Serbise i bejne thirrje serbeve te Kosoves te marrin pjese ne zgjedhjet parlamentare te dhjetorit.

Nje arsye tjeter eshte edhe kandidatura e Serbise per anetaresim ne BE dhe bisedimet e paralajmeruar ndermjet Prishtines dhe Beogradit zhvillime keto te cilat duket se do te hapin rruge te reja politike ndermjet dy vendeve.

Interesi eshte i dyanshem pra per pjesemarrjen e pakices serbe ne zgjedhjet kosovare.

Porosia jone eshte e qarte serbet e Kosoves do te duhet te dalin ne zgjedhjet parlamentare te Kosoves. ne aktualisht jemi ne nje situate qe kemi probleme shume me te medha. dhe jemi te fokusuar ne problemet e tona te brendshme ne mardheniet tona me be-ne rreth integrimit te Serbise ne be. Dhe keshtu ekonomia e vendit eshte ne gjendje te rende Serbia ka veshtiresi serioze qe te financoje jeten e serbeve ne Kosove. Nese ju pritni qe Serbia ne kete situate me problemet e saj ekonomike te zgjidhte tuajat kjo tani eshte ne pikepyetje. Nuk mendoj se dikush qe i ka marre parasysh te gjitha keto do te rrinte duar kryq dhe pasiv dhe te mos merrte pjese ne zgjedhje deklaroi Judita Popovic nenkryetare e parlamentit te Serbise nga partia Cedomir Jovanovic.

Deri tani kemi zhvilluar bisedime me banore te Gracanices nderkohe ne veri ende nuk kemi shkuar por me ekipin tone do te shkojme edhe atje por edhe neper enklavat e tjera. Serbet qe jetojne ne jug te Ibrit kane shume me shume interesim te dalin ne zgjedhje. Sa i pjeses verore atje per arsye qe jane te njohura tashme per shkak te pranise se grupimeve te ndryshme dhe per shkak te presionit te Beogradit ketu e kam fjalen per disa parti opozitare njerezit ende jane ne nje situate te pasigurt nese do te marrin pjese apo jo. dhe si rezultat do te kete shume me pak votues ne veri tha Sonja Biserko kryetare e Komitetit te Helsinkit ne Serbi.

Pjesemarrja ne zgjedhjet te 12 dhjetorit komunitetetit serb i mundeson legjitimitet cka ndikon drejtperdrejte ne jeten sociale dhe politike gje qe nenkupton edhe kontribut ne ndertimin nje shoqerie multi-etnike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›