E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zëdhënësi i LDK-së: Absolutisht i bindur që Abdixhiku do të jetë kryeministër i Kosovës

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, beson se Lumir Abdixhiku do të jetë kryeministër i Kosovës pas procesit të votimit të 9 shkurtit.

Në një konferencë për media pas përfundimit të votimit, ai nuk ka treguar se më cilën parti politikë kanë vija të kuqe për koalicion.

“Absolutisht i bindur që Abdixhiku do të jetë kryeministër i Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Ai u shpreh se procesi i votimit ka qenë i qetë dhe demokratike për sot dhe ka falënderuar qytetarët për këtë.

“Deri tani nuk kemi asnjë informacion për të thënë të kundërtën falënderoj të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë proces demokratike”, ka thënë Mustafa./KlanKosova

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›