E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby: Ushtria Wagner po furnizohet me armë nga Koreja e Veriut

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby ka bërë një deklaratë së fundmi, ku ndër të tjera ka theksuar se Koreja e Veriut po furnizon me armë ushtrinë Wagner. Jo vetëm kaq por Kirby ka bërë edhe një thirrje. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë i ka kërkuar Koresë së Veriut që të mos vazhdojë më.

SHBA nga ana tjetër, po transmeton prova se po i dërgohen armatim grupit mercenar rus. Por si ka reaguar Koreja e Veriut nga ana tjetër? Thjesht e ka mohuar furnizimin me armë nga Wagner.

Kirby më tej theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta konsiderojnë Wagner si një Organizatë Kriminale Transnacionale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›