Zëdhënësja: Macaulay Culkin nuk merr heroinë (FOTO)
Një zëdhënëse e aktorit Macaulay Culkin tha se përgënjeshtron me forcë raportimet se aktori i njohur për filmin I vetëm në shtëpi merr çdo muaj rreth 6 mijë dollarë drogë.
Zëdhënësja tha se akuzat e hedhura ndaj aktorit 31 vjeçar në revistën National Enquirer janë qesharake.
Tabloidi amerikan shkruante se aktori merr rregullisht heroinë.
Madje në shkrim thuhej se ylli i dikurshëm e kishte kthyer apartamentin e tij në një bazë ku merret drogë rregullisht me miq.
Në shkrim theksohet se ai e intensifikoi marrjen e drogës 18 muaj më parë, kur u nda nga e dashura e tij me të cilën kishte shumë kohë që dilte, Mila Kunis.
Një burim ka thënë se Culkin për pak sa nuk vdiq vjet nga një overdozë.


