E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zëdhënësja e Ashton: Dialogu të nisë sa më parë

Janë duke u zhvilluar konsultimet e Brukselit për vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Po bëjmë çmos që dialogu të nisë sa me pare, ka deklaruar Maja Kociançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së Catherine Ashton. Lajmin e ka publikuar  Blic i Beogradit.

Zëdhënësja e Catherine Ashton, ka thene per mediat serbe se përfaqësuesja e lartë e BEsë ditë më parë ka biseduar me kryeministrin serb Ivica Dacic dhe me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi . Por ajo nuk ka saktësuar se kur do të caktohet raundi i ri i dialogut.

Puna në raportin ka nisur , por meqenëse deri atëherë do të ketë serish kontakte, deri në momentin e fundit do të presim të shohim të gjitha informacionet për progresin në mënyrë që raporti të prezantojë realisht gjendjen e fundit, ka thënë Kociancic.

Ajo ka shtuar se Catherine Ashton ka theksuar se është me rëndësi që të dyja palët, edhe Beogradi edhe Prishtina, plotësisht të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura me dialog./rtk/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›