Zëdhënësja e PS, vë në sedër Berishën: Në je burrë, fakto akuzat

Armela Imeraj: Del Poni i listave të manipuluara, kërkon shkarkimin e Ramës
tiranë, 12 Dhjetor NOA Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj, vuri në sedër sot kryeministri që të faktojë akuzat ndaj kreut të PS, ndërsa shprehu habinë për atë që e cilësoi përpjekje nga mazhoranca për të shkarkuar kryebashkiakun Rama, në kushtet kur janë të zhytur vetë.
Karagjozllëku me të vërtetën e me opinionin publik ska të sosur. Del Poni i listave të manipuluara e kutive të mbyllura dhe kërkon shkarkimin e Ramës si kryetar bashkie me akuzat që Edi Rama i ka çuar në gjykatë e në prokurori, - u shpreh Imeraj.
Deklarata e saj erdhi pasi Ferdinand Poni deklaroi se do të kërkohet nga këshilltarët bashkiakë demokratë, shkarkimi i Edi Ramës.
Këta zotërinj janë kapur mat tek kutitë e mbyllura dhe çfarë nuk hapin e përhapin për të shpërqendruar vëmendjen, por e kanë të kotë, sepse nuk i shpëtojnë dot ballafaqimit me të vërtetën duke ngritur një mal shpifjesh e intrigash për ti larguar sytë e shqiptarëve nga krimi i fshehur në kutitë e 28 Qershorit.
Më tej, duke folur për akuzat ndaj Ramës, Imeraj theksoi se janë dhjetë padi në gjykatë e dhjetë padi në prokurori që e presin Sali Berishën.
Le të bëhet burrë e ti faktojë ato akuza të turpshme për çdokënd, jo më për një kryeministër, e vuri në sedër Berishën, zëdhënësja e PS.
e.r/NOA - Lexoni si erdhi reagimi: PD: Rama ik, shko bëj dezhurn te pallati yt dhe i Dash Pezës