E Diel, 1 Nëntor 2026

Zekthi: Ja arsyet pse protesta është dobësuar dhe qetësuar

Përplasjet dhe dinamika e protestave studentore ishin në qendër të diskutimit në emisionin “3D” të moderuar nga Alban Dudushi, nën temën “Protesta dhe Dialogu”.

Në analizën e tij mbi faktorët që ndikuan në uljen e tensioneve dhe zbehjen e intensitetit të protestës në terren, analisti Fitim Zekthi identifikoi tre elemente kyçe: lodhjen fizike të protestuesve, reagimin e forcave të rendit dhe rolin e trupës pedagogjike.

Sipas Zekthit, përfshirja e profesorëve luajti një rol përcaktues në shmangien e përplasjeve të mëtejshme fizike.

“Faktorët janë lodhja, është policia — pra dhuna — dhe ndoshta dhe protesta e profesorëve, pra bashkimi i profesorëve. Profesorët duke u bashkuar, duke shkuar atje, sigurisht që janë një masë e madhe njerëzore dhe intelektuale që vetvetiu do ta zbusë e do ta zbehë intensitetin e përplasjes së dhunshme të studentëve me policinë”, u shpreh ai.

Në mbyllje të analizës së tij, Zekthi theksoi se kombinimi i këtyre rrethanave çoi në fashitjen e përplasjeve direkte.

“Lodhja e studentëve, dhuna policore dhe mendoj profesorët — pra, janë arsyeja pse kjo protestë është ku ta di unë, qetësuar, zbehur apo dobësuar”, përfundoi ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›