E Martë, 3 Nëntor 2026

Zelanda e Re pret Vitin e Ri me spektakël fishekzjarrësh

Miliona njerëz në mbarë botën po përgatiten për të festuar Vitin e Ri. Në orën 11:00 me orën lokale, Zelanda e Re u bë vendi i parë që filloi festimet, me një shfaqje fishekzjarrësh në Auckland, projektuar në bazën e Sky Tower.

Vendet e vogla ishullore të Paqësorit, Tonga, Samoa dhe Kiribati ishin të parët që i dhanë lamtumirën 2023-shit.

Mijëra njerëz janë mbledhur tashmë në Sidnei përpara shfaqjes së tyre ikonë të fishekzjarrëve nga Ura e Harbour dhe Shtëpia e Operës, duke shënuar fillimin e një spektakli 12-minutësh.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›