Zelande e Re shpresa per minatoret e mbetur nen toke

Zelande e Re 22
nentor NOA/ R.Bulku - Vazhdojne punimet per te shpetuar 29 minatoret e bllokuar ne
minieren e qymyrit ne lumin Pike ne Zelanden e Re.
Policia lokale tha se shpreson per te gjetur ende te gjalle punetoret por tha se ata nuk kane asnje ide per kohezgjatjen e operacionit qe do ti duhet per te arritur ne shpetimin tyre.
Diten e shtune nje zjarr shpertheu ne sistemin e lirimit te gazit
toksik. Te afermit e minatoreve jane mbledhur menjehere ne vendin e aksidentit.
Futja ne miniere ne kete moment eshte e ndaluar per gazetare dhe publikun. Shume te mbushura me njerez jane kishat afer qytetit te Greymouth.
Ne shpresojme ne nje mrekulli. Ajo cfare mund te bejme eshte te lutemi per ata qe jane ne miniere dhe per familjet e tyre - tha Gerry OConnor nje prift i Kishes Katolike ne Greymouth.
Nder 29 minatoret e zhdukur jane 24 neo-zelandeze dy australiane dy britanike dhe nje i Afrikes se Jugut.
r.b/NOA