E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zelensky: Jam gati të jap dorëheqjen për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, ose për paqen

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka deklaruar se është gati të japë dorëheqjen për paqen ose për anëtarësimin e vendit të tij në NATO.

Gjatë një konferene për mediat në Kive, Zelensky tha se dëshiron ta shoh homologun e tij amerikan, Donald trump, si një parter të Ukrainës dhe jo thjeshtë si një ndërmjetës mes Kievit dhe Moskës.

“Dua vërtet që ai të jetë më shumë sesa një ndërmjetës i thjeshtë, nuk është e mjaftueshme“, u shpreh Zelensky.

Ndërkohë presidenti Zelensky u shpreh falenderues për mbështetjene madhe që administrata Biden i dha vendit të tij, ndërsa shtoi se mirëpret nga Trump garansi cigurie për Ukrainën.

Ai gjithashtu kongirmoi se ka ftuar Presidentin Trump të vititojë Ukrainën, por kjo nuk ka ndodhur deri tani.

“Ndoshta ai do të vijë, ose ndoshta unë do të shkoj në Washington, dhe kjo do të ishte shumë e dobishme“, shtoi Zelensky.

Sa i përket mbështetjes ushtarake, presidenti ukrainas tha se ende nuk janë dorëzuar paketat e armëve nga Shtetet e Bashkuara, të cilat arrijnë një vlerë prej rreth 15 miliardë dollarësh.

Në lidhje me ndihmën ekonomike amerikane, Zelensky refuzoi pretendimet se Ukraina i detyrohet SHBA-së 500 miliardë dollarë për ndihmën e marrë gjatë luftës, një shifër që shpesh është përmendur nga Donald Trump. Ai argumentoi se grantet nuk duhet të trajtohen si kredi dhe se ndihma e dhënë nuk duhet të ketë kthim financiar.

Presidenti ukrainas foli gjithashtu për një marrëveshje të mundshme me SHBA-në për mineralet e rralla, duke sqaruar se projekt-marrëveshja parashikon që Ukraina të kthejë 2 dollarë për çdo dollar ndihme të marrë nga Bashkimi Evropian. Ai theksoi se negociatat për këtë marrëveshje janë ende në vazhdim. Zelensky gjithashtu e konsideroi si një zhvillim logjik vendosjen e trupave amerikane në Ukrainë, nëse kjo marrëveshje do të shërbente si një garanci sigurie për vendin. “Por nuk ka asnjë format marrëveshjeje për mineralet nëse kjo do të përfshinte kthimin e ndihmave tashmë të dhëna Ukrainës,” përfundoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›