Zetori përplaset me motorin në Lezhë, në gjendje të rëndë një person

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në fshati Baqël të Zadrimës në Lezhë, rreth orës 14:20.
Policia bën me dije se mjeti traktor me drejtues shtetasin P. P., 73 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. M., rreth 54 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Vizion Plus mëson se 54-vjeçari është në gjendje të rëndë.
Me drejtuesin e traktorit, shtetasin P. P., po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv