E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zelensky: S’ka bisedime për paqe me Rusinë pa kthimin e Donbasit dhe Krimesë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është treguar i prerë se Ukraina do t’i kthehet bisedimeve me Rusinë vetëm pasi Moska të ketë kthyer territoret e pushtuara pas 24 shkurtit, raporton La Republica.

“Ne duam të kthejmë territorin tonë në kufijtë e para 24 shkurtit. Vetëm atëherë do të jemi në gjendje të ulemi në tryezën e bisedimeve. Pa çlirimin e territoreve të pushtuara nga trupat ruse në këto tre muaj armiqësie, bisedimet për armëpushim me Rusinë do të jenë të vështira” tha Zelensky.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›