E Enjte, 5 Nëntor 2026

Presidenti i Polonisë: Lufta mund të çojë në migrim masiv nga Afrika në Evropë

Presidenti i Polonisë Andrzej Duda ka shprehur shqetësim se lufta në Ukrainë si pasojë e pushtimit rus mund të shkaktojë mungesa ushqimore në Afrikën e Veriut, gjë që për Dudën do të çonte në migrim masiv në Evropë.

“Nëse rezulton se ka uri në Afrikën e Veriut si Spanja ashtu edhe e gjithë Evropa Jugore do të kenë një problem të madh migracioni,” tha Andrzej Duda në një panel në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke theksuar se “duhet të fokusohemi që Ukraina të jetë në gjendje të eksportojë grurin e saj“, tha ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›