E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zelensky: S’ka marrëveshje paqeje pa tërheqjen e trupave ruse! Erdogan: S’duam një Çernobil të ri

Ukraina nuk do të pranojë kurrë asnjë paqe me Moskën përpara tërheqjes së trupave ruse nga territori i saj. Këtë e ka përsëritur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres dhe presidentin turk Erdogan në Lviv.

Nga ana e tij Erdogan tha se Turqia nuk do një ‘Çernobil të ri’ në Zaporizhzhia.

Gjatë takimeve u fol për rrezikun e një fatkeqësie bërthamore në Zaporizhzhia, ku termocentrali bërthamor rrezikohej të sulmohej

“Turqia do të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje politike për t’i dhënë fund konfliktit, duke qëndruar gjithmonë në krah të miqve tanë ukrainas”, tha Erdogan.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›