E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zelensky paralajmëron ukrainasit: Rusia mund të nisë sulme intensive gjatë Krishtlindjes

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia mund të nisë më shumë sulme gjatë Krishtlindjes, duke i nxitur qytetarët që “t’i kushtojnë vëmendje alarmeve të sulmeve ajrore, të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të kujdesen për njëri-tjetrin”.

“Me afrimin e shpejtë të sezonit të festave, terroristët rusë mund të shtojnë edhe një herë aktivitetet e tyre. Ata nuk kanë respekt për të krishterët apo ndonjë vlerë“, tha ai

Duke kaluar në gjuhën ruse, Zelensky paralajmëroi se “qytetarët e Rusisë duhet të kuptojnë qartë se terrori nuk mbetet kurrë pa përgjigje”, por nuk dha detaje të tjera.

Ai tha se ishte takuar me komandantët e tij të lartë për të shqyrtuar situatën ushtarake dhe se qeveria e tij po përgatitej për skenarë të ndryshëm veprimi për t’ju përgjigjur Rusisë./ CNN.gr

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›