E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA përballet me stuhinë më të ashpër dimërore, më shumë se 1.5 mln njerëz mbesin pa energji elektrike

Rreth 200 milionë amerikanë janë përfshirë nga një stuhi masive dimërore, ndërsa më shumë se 1.5 milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike dhe mijëra fluturime u anuluan. Stuhia e madhe shtrihet më shumë se 2,000 milje nga Teksasi në Quebec.

Një ciklon bombë, kur presioni atmosferik bie, ka sjellë kushte stuhie në Liqenet e Mëdha në kufirin SHBA-Kanada.

Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA (NËS) tha se është dhënë një nga shkallët më të larta të paralajmërimeve prej motit ndonjëherë.

Temperaturat në Elk Park, Montana, ranë në -45C, ndërsa qyteti i Hell, Michigan, ka ngrirë. Reshje të dendura bore parashikohen në zonat e Pensilvanisë dhe Miçiganit./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›