Zelensky të shtunën në Vatikan, do të takohet me Papa Françeskun
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky pritet që të udhëtojë drejt Romës ku dhe do të takohet me Papa Françeskun.
Sipas mediave të huaja mësohet se takimi i Papës me Zelenskyn do të mbahet ditën e nesërme në Vatikan. Udhëtimi i planifikuar, i cili nuk është shpallur zyrtarisht, vjen vetëm dy javë pasi Papa tha se Vatikani ishte i përfshirë në një mision paqeje në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.
Që prej fillimi të pushtimit rus në Ukrainë Papa dhe Zelensky kanë zhvilluar një sërë telefonatash. Gjatë këtyre telefonatave Papa i ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e tij me vendin.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
