E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zelensky thirrje OKB: Vizitoni qendrën tregtare që u bombardua me raketa për të kuptuar sulmet e pamëshirshme ruse

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara që të vizitojnë qendrën tregtare në Kremenchuk që u sulmua me raketa nga Rusia.

Gjatë një fjalimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Zelensky u shpreh se ajo që Rusia kishte bërë, ishte një akt terrorist, teksa përsëriti edhe një herë se Rusia nuk ka të drejtë të qëndrojë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Unë sugjeroj që Kombet e Bashkuara të dërgojnë ose një përfaqësues special, ose sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, ose një komision të plotfuqishëm në vendin e këtij akti terrorist“.

Ai shtoi se kjo do t’i mundësojë OKB-së që “të zbulojë në mënyrë të pavarur informacionin dhe të shohë se ky ishte me të vërtetë një sulm i pamëshirshëm rus.

Të paktën 18 persona u vranë në sulmin e djeshëm (27 qershor), dhjetëra u plagosën dhe shumë janë ende të zhdukur./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›