E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zelensky viziton rajonin e goditur nga përmbytjet: Detyra jonë, të mbrojmë jetët e qytetarëve

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka vizituar këtë të enjte (8 qershor) rajonin e goditur nga përmbytjet Kherson, si pasojë e shkatërrimit të digës Nova Kakhova.

Zelensky u shpreh se së bashku me zyrtarët urkainës kanë diskutuar situatën operacionale në rajon, duke përfshirë evakuimin e njerëzve nga zonat e mundshme të përmbytjeve dhe ofrimin e mbështetjes jetike për zonat tashmë të përmbytura.

“Diskutuam perspektivat për rivendosjen e ekosistemit të rajonit dhe situatën ushtarake operacionale në zonën e fatkeqësive të shkaktuara nga njeriu. Është e rëndësishme të llogaritet dëmi dhe të ndahen fonde për të kompensuar banorët e prekur nga fatkeqësia dhe të zhvillohet një program për të kompensuar humbjet ose për të zhvendosur bizneset brenda rajonit Kherson”, tha Volodymyr Zelensky.

Kryeministri ukrainas ka vizituar gjithashtu një pikë kalimi në qytet ku njerëzit po evakuohen nga zonat e përmbytura.

“Detyra jonë është të mbrojmë jetët dhe të ndihmojmë njerëzit sa më shumë që të jetë e mundur. Falenderoj shpëtimtarët dhe vullnetarët! Falenderoj të gjithë të përfshirë në këtë punë!“, tha Zelensky.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›