Papa Françesku në gjendje të mirë shëndetësore, nuk ka arsye përse të anulojë vizitat në vende të tjera

Papa Françesku raportohet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore pasi iu nënshtrua të mëkurën një ndërhyrjeje në abdomen.
Ati i Shenjtë u operua në spitalin Xhemeli të Romës për të riparuar, sic u shprehën doktorët e tij një hernie. Ndërhyrja ishte e suksesshme dhe doktorët thonë se nuk do të ketë probleme apo kufizime në udhëtime apo aktivitete pasi ai të marrë veten.
Doktor Sergio Alfieri, kryekirurgu që operoi Papën tha se ai kishte reaguar mirë me anestezinë dhe se pritej që të largohej nga spitali pas pesë apo shtatë ditësh.
Por, vijoi doktor Alfierim duke qenë se Ati i Shtrenjtë ishte në moshë dhe së fundmi kishte vuajtur nga bronkiti, ishte e këshillueshme të merreshin të gjitha masat e nevojshme për mirëqenien e tij.
Papa Franceksu ka në axhendë dy udhëtime këtë verë, një në Portugali në muajin gusht dhe një në Mongoli në fillim të shtatorit, dhe doktori theksoi se nuk kishte arsye shëndetësore se pse duhet të ndryshonte planet nëse gjithçka shkonte mirë, ashtu siç pritej.
Doktorët thonë se ndërhyrja kirurgjikale së cilës iu nënshtrua Papa ishte i nevojshëm për të riparuar një hernie e cila ndonjëherë formohet mbi plagët e operacioneve të mëparshme, një gjendje kjo që është më e zakonshme tek të moshuarit dhe mund të shkaktohet edhe nga mbipesha apo dobësia e muskujve të abdomenit. Në korrik të vitit 2021, Papa Françesku pati ndërhyrje në zorrën e trashë.
Gazetare: Elda Pepa
/RTSH/