E Premte, 6 Nëntor 2026

Zemra e shqipes dykrenare nga koleksioni i Kryeministrit Rama në kanaçet Coca Cola

TIRANË, 20 maj/ATSH/ Kanaçet e 30-vjetorit të kompanisë Coca Cola në Shqipëri kanë të stampuar zemrën e shqipes dykrenare, dhuruar nga Kryeministri Edi Rama prej koleksionit të tij.

Kryeministri Edi Rama përcolli pamje nga festimet e mbrëmshme të 30-vjetorit të Coca Cola-s në Shqipëri.

Rama mori pjesë dje në ceremoninë e mbajtur në kuadër të 30-vjetorit të vendosjes së kompanisë italiane të Coca Colës në Tiranë.

Rama ndau me të pranishmit historinë e rrugëtimit të kompanisë në vendin tonë, teksa u shpreh se preferonte një Coca Cola shqiptare që është në duar të italianëve.

Rama theksoi se ardhja e Coca Colës u konsiderua edhe si një lajmëtare e lirisë së vendit dhe rënies së komunizmit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›