E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zenepe Luka e paepur

Nga Riza Lahi

10 maj 1998, shperthimi i tritolit ne banesen e Zenepe Lukes

10 maj 1998, shperthimi i tritolit ne banesen e Zenepe Lukes40 vjet më parë janë diplomuar gazetarët e parë të dalë nga radhët e universitetit shqiptar… Mes tyre ishin dhe këta pesë vajza: Iliriana Hysi, Albana Melyshi, Dolorez Sinica, Teuta Shahini dhe Zenepe Luka, e ardhur nga fshati më malor i Librazhdit malor, por edhe më i bukuri prej të gjithëve, Dardha. Pjesa tjetër, djem, mes të cilëve edhe ylli i gazetarisë vizive dhe analisti brilant Virgjil Kule.

Duke analizuar zhvillimet e Shqipërisë postkomuniste, na rezulton se përplasjet e paprecedenta partiake apo mes pozitës dhe opozitës, janë paraprirë apo janë shoqëruar pandërprerë nga përplasjet e gazetarëve. Nga më të bukurat e gazetarisë mbarëshqiptare kanë qenë këta përplasje në vitet 9092, por më heroiket kanë ardhur më vonë. Kanë ardhur në kohën kur kërcënoheshin, rriheshin, gjakoseshin gazetarë; atëherë kur dhe forca e pushteit të katërt qëndronte në kulmet e saj; ndrysh nga sot, kur kësaj force, shtetarët tanë, këta pjella kryesisht të listave të politikanëve profesionistë apo vetë këta të fundit, sidomos këta, i kanë gjetur një mënyrë më efikase të për dobësuar apo, mundësisht për ta shtënë në gropë pushtetin e katërt.
Që të jemi sa më konkret me lexuesit, ja, të marrim vetëm një element fare të thjeshtë dhe aspak agresiv; të trajtuar vetëm në Tirana Observer dhe vetëm nga ne; sigurisht me tërë forcën dhe artin ton që kemi patur në arsenal. Trafiku i tmerrshëm i rrugëve. Së paku ca kamera, policë, sidomos një fushatë karrotrecash, ca gjoba shoferëve që flasin në celular duke ngarë makinën, që tejkalojnë shpejtësinë; ndonjë shkarkim zëvendësministri dh… vendi ynë nuk do të kishte viktima më shumë se askund tjetër në Evropë për njësi popullate. Po, pos nesh, kushedi se sa herë të tjera ka folur media; së paku kronikat e zeza për aksidentet e përditshme nëpër rrugët tona të të tëra linjave.   Mirëpo arma shfarosëse; edhe më e egër se kur rriheshin gazetarë ajo e heshtjes! Të jemi të saktë, edhe në këtë fushatë zgjedhjesh që sapo kaluam, ja, pat ndonjë dhunë gazetari, si p.sh një vajze të Top Chanel,  por, jo më. Edhe pse pushteti i katër është dobësuar nga taktika e heshtjes, por, edhe, mmmm e pse erdh një ditë që rrahjet dhe dhuna në përgjithësi ndaj gazetarëve u pre si me thikë; sigurisht që kopromentimet me para jo!. Dhuna fizike ndaj gazetarëve u pre si me urdhër. Nga kush fuqi vallë? Kush po e di!
Ama, deri të barriera e heshtjes, pushteti i katërt, ka parë  sa e sa kërcënime personale gazetarësh dhe oferta për ti kompromentuar; ka parë  në buzë të Lanës thuajse të vdekur gazetarin Lala, ka parë me kokë të çarë publicistin Edi Rama një natë kur ecte i vetëm, por shkruante te Koha Jonë, ka parë të digjej gazeta Koha Jonë gjithmonë nga persona të paidentifikuar dhe që ngarkojnë me faj ente shtetërore të identifikuara. Por ka parë edhe dhunën mizore ndaj një gruaje. Ndaj njërës prej 5 femrave gazetare trimëreshës Zenepe Luka.

Ta imagjinojë veten secili nga lexuesit veten femër, gazetare, të pambrojtur siç është e bardha e syrit, të dëgjojë publikisht në një takim mes qytetit tënd dhe nga forumi i një partie shumë të madhe të shquar nga shembujt e agresivitetit, furisë së dhunës dhe britmave të cilësuara nga disa ndërkombëtarë si fashistoide të thuhet kështu: Për situatën që kaloi Vlora, përgjegjësinë më të madhe e mban gazeta Koha Jonë dhe gazetarja Zenepe LukaAi vijoi më tej duke fyer rëndë me fjalorin e tij banal dhe për bashkëpunim me bandat.

Kur gazetarja tentoi të hynte në një konferencë – siç vazhdon të kujtojë kjo grua e paepur – tek dera më ndali një burrë ezmer, që mu drejtua me fjalët: -Ti, Zenepe Luka e gazetës Koha Jonë të hysh në mitingun tonë? Largohu, se do të hash plumbin.

Gazetarja trime vazhdoi të qëndronte e të shkruante nga Vlora në kohën e bandave, trafikimeve dhe kur në marsin e 97, atje, kishte të rinj që vinin nishan kot së koti kalimtarë në e vret apo jo. U, ti xhaxhi paske qenë? Ne të vumë në nishan më tregonte një shok  vlonjat. Pikërisht në këto vite të trazicionit, në këtë qytet port, gazetarja e gazetës së parë të pavarur Koha Jonë, do të ndeshej me fenomene si trafiku i klandestinëve, prostitucioni, për të mbërritur tek ngjarjet tragjike të 1997-ës. Zenepe Luka, ishte e vetmja gazetare që mbeti në Vlorë në këtë periudhë të vështirë, pas rënies së fajdeve, që bashkë me TV e huaja si RAI, përcolli çdo ditë atë që ndodhte në Vlorë, duke shkuar përmes plumbave dhe përballur me bandat kriminale që lindën në qytet. Ajo nuk u mposht edhe kur i vunë eksploziv në shtëpi. Për tia shuar racën, pra, për ta vrarë tok me të shoqin dhe fëmijët. Ishte ora 22.30 kurajo lexonte një libër, fëmijët në TV, etjshpërthimi. Fëmijët thërresin nënë dhe nënë mjera e tmerruar, ndërsa i përkëdhel kokën vajzës së llahtarisur për ta qetësuar, shikon që pëllëmba përkëdhelëse është e përgjakur nga gjaku i së bijës. Luka, që ka shkruar një libër të sajin për jetën e vet me parathënien e poetit tonë të shquar Dritëro Agolli, përmend si tronditjen e parë të dhunës, jo të imagjinuar për të provuar në kurriz, e ka marrë në mitingun e Partisë Socialiste të 29 majit 1996, tre ditë pas vjedhjeve masive të votave.

Këta meditime na erdhën në mënd ndërsa informohemi se ky 40 vjetor i grupit të parë të gazetarëve, është festuar pikërisht në Vlorën e kaltër. Nën drejtimin e heroinës së shkrimit tonë, e cila sot drejton një forum që mban emrin  Nermin Vlora Falaschi dhe një tjetër me emrin e Al Banos. Në këtë takim ishin ftuar gazetare nga hapësira tërë shqiptare; kishte zbarkuar e mbiquajtura Mbretëresha e diasporës shqiptare dhe përfaqësuese e grave gazetare të emigracionit shqiptar në Evrop렠 që nga Italia, Vitore Leka Stefa, nga SHBA kish mbërritur publicistet Raimonda Moisiu e Eleonora Koka, nga Kina, gazetarja me emrin shqiptar ShpresaUang Lei, Drita Nikoliqi, nga Vojvodina që e prezantoi veten si e ardhur nga vendi i ujqërve, Flora Dyrmishi dhe Ajtene Krasniqi nga Kosova , Teuta Demjaha dhe Laura Parpaniku nga Shkupi, Hatixhe Nelaj dhe Zylfie Duraku nga Mali i Zi por kishin ardhur edhe personalitetet më të shquara të gruas shqiptare ne territorin tonë, pjesëtare të Fondavionit Nermin Vlora Falaschi si aktoret dhe artistet e famshme  Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Adile Xhabia, Valentina Leskaj. Elsa Xhai, Silvana Braçe, Kozeta Mamaqi, Irini Qiriaqi, Vitore Sallaku Luka ka qenë inicatoria që të mblidhen gratë shqiptare me përfaqësueset e tyre disa herë. Dhe në vende të ndryshme. Kulmore ka qenë për të vlerësimi Grua e shquar në Kuvendin botëror  të gruas, që u mbajt në Pekin nga Presidente e Federatës së grave kineze dhe zv. Kryetare e parlamentit të Kinës zonja Chen Zhili.

U lexuan kumtesa dhe përshëndetje, nga më të ngrohtat dhe më analitiket, por, ja, të citojmë shokun e klasës së protagonistes sonë: Unë jam Virgjil Kule, njëri nga gazetarët që jam diplomuar 40 vjet më parë. Për kursin tonë, sot është një eveniment i rëndësishëm pasi këtë takim emocional, me disa prej të cilëve e bëjmë pas 40 vjetësh, e organizojmë në Vlorë. Për këtë i shprehim mirënjohjen Fondacionit Nermin Vlora Falaschi dhe bashkisë së qytetit të Vlorës. Ne jemi të prekur, pasi në këtë mbrëmje të gëzuar nuk është vetëm një takim emocional mes nesh, por mes tonë janë edhe artistet e mëdha të Kombit, janë edhe gazetare të shquara nga Shqipëria dhe nga shtete fqinjë, deri edhe nga Kina e largët. Kjo është një gjë e bukur, që do të lerë mbresa të pashlyera veçanërisht tek ne studentët që u diplomuam gazetarë në maj të vitit 1973.

Në këtë takim, pika ku

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›