Zënka apo lojëra?

11/02/10 15:00
Jetmiri ngacmon Bertinën dhe i thotë se kanë rënë shumë në qetësi, por ajo ia kthen se nuk do fillojnë të urrehen e kështu është më mirë sesa të zihen. Edhe Miri bie dakord dhe thotë më mirë qetësi sesa të bëhesh viktimë në lojë. Biseda përqëndrohet tek strategjitë e përdorura në shtëpi nga të dyja grupet. Miri thotë se të dy grupet kanë luajtur e kujton kështu lidhjen e Pamelës me Seldin ndërkohë që ai pëlqente Domenikën dhe shton se Valentina e dinte këtë gjë por nuk tregonte. Bertina thotë se mund të ketë qënë një lojë që nuk funksionoi ose strategji kjo e Seldit, por ngre supet sepse nuk e kupton dot në këtë mënyrë. Jetmiri flet edhe për Gjimin dhe lojën e dyfishtë të tij. Ai thotë se të dy grupet planifikuan intriga. Fry ne zjarrit këtej e fry edhe ata zjarrit andej- thotë ai dhe thotë se duhet të luajnë për sa kohë do të jenë në shtëpi pasi kjo është edhe detyra e tyre. Ai e këshillon atë që të tregojnë veten sepse në shtëpi ka rënë qetësia, monotonia e nuk duhet të jetë kështu. Bertina ia kthen se të dalësh nga monotonia nuk do të thotë të futësh flakën tek të tjerët dhe shton se i pëlqen harmonia në shtëpi. Nëse ndizet flaka spontanisht, le të ndizet- përfundon ajo duke thënë edhe se më e mira do të ishte të krijonin lojëra interesante sesa të kapeshin me njeri-tjetrin e të debatonin.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));