Zënka për futboll

(E plotësuar) Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se deri te kanosje kishte ardhur pas një zënke në një fushë futbolli ku ata po luanin futboll.
---
Një kanosje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në një market që ndodhet prapa Gjykatës Kushtetuese në lagjen “Pejton” në Prishtinë.
Policia ka reaguar menjëherë në rast dhe ka bërë arrestimin e disa personave. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar edhe një armë zjarri.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe policia rajonale e Prishtinës.
Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Polici, ka deklaruar se, policia është duke u marrë me një rast kanosje dhe aktualisht në stacionin Qendra janë duke u intervistuar disa persona.
Ajo tha se, nuk është raportuar për të lënduar përderisa hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë.
Motivet rreth këtij rasti ende mbesin enigmatike për organet e rendit, të cilat tani ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë sigurimin e lokacionit ku ka ndodhur krimi./Indeksonline/