E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zëri i ri – Redi Muçi, përfaqësues i një gjenerate të re, synon ndryshime sociale në Parlament

Prej më shumë se një dekade i angazhuar në kauza publike dhe politike, Redi Muçi është deputeti i sapozgjedhur që do të përfaqësojë Lëvizjen Bashkë në Kuvend.

Me rrënjë te protestat dhe pjesëmarrja qytetare, Muçi tregon për mikrofonin e RTSH-së se në legjislaturën e re do të fokusohet tek çështjet sociale, arsimi dhe transparenca publike duke sjellë në Parlament zërin e një gjenerate që ka sfiduar sistemin nga jashtë dhe tani synon ta ndryshojë nga brenda.

“ Vëmendja e parë do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe jo thjesht si një parullë por si luftë e drejtpërdrejtë në Kuvend ndaj çdo ligji që deri më sot ka tentuar të ë zhvasë shqiptarët.  Për të gjitha kauzat sociale për të cilat në qëndrojmë por edhe çështje që lidhen më institucionet arsimore, shëndetësore,  minimumi jetik, çështja e minatorëve, etj. ”u shpreh deputeti i Lëvizja Bashkë, Redi Muci

Zëri i Lëvizjes Bashkë në Kuvend sipas Muçit vjen si një risi jo vetëm në përfaqësim politik, por edhe në frymë.

 “Një risi për Parlamentin Shqiptar është fakti që për herë të parë do të përfaqësohet zëri i të gjitha ato grupimeve sociale me të cilat ne jemi organizuar dhe kemi luftuar për çështje të ndryshme gjatë këtyre viteve. Do përpiqem të drejtoj diskursin politik  drejtë këtyre çështjeve që janë të rëndësishme për ne.  Jo vetëm me z. Qorri por ne kemi ndërtuar një ekip që së bashku të hartojmë një strategji të mirëfilltë të qëndrimeve të mija si përfaqësues  i Lëvizjes Bashkë.  

Pas kësaj sfide, ai shton se ,Lëvizja Bashkë është gati për çdo garë elektorale, me synim zgjerimin e përfaqësimit qytetar.

“Jemi gjithmonë të gatshëm për ti ofruar një alternativë bashkëqytetarëve tanë.”-tha ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›