E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëvendësimi i anëtarit të LSI në KQZ, Arvizu takohet me Berishën në kryeministri

Përballë një mosreagimi lidhur me qëndrimet e përcjella nga Ambasada Amerikane per zëvendësimin e anëtarit të LSI në KQZ , kreu i saj Aleksandër Arvizu duket se do të bëjë një përpjekje të fundit për të bindur kryeministrin Sali Berisha të heqë dorë nga nisma e PD.
Arvizu pritet të takohet me Berishën rreth orës 20:15 në ambjentet e Kryeministrisë, ndërsa mbetet për tu parë cili do jetë rezultati i këtij diskutimi, ku në mungesë të nje deklarate, me siguri do të përkthehet në votimin e deputetëve në parlament.

Ndërkaq në Kuvend vazhdojnë diskutimet e deputetëve, ku si rrallë herë janë regjistruar për të folur 120 deputetë, ndërsa qëndrimet mes palëve vazhdojnë të jenë të njëjta, ku opozita kundërshton shkarkimin e Ilirjan Muhos dhe zëvendësimin e tij me një nga anëtarët e propozuar nga PR. Sakaq mazhoranca vazhdon ti mëshojë faktit se shkarkimi i tij është i domosdoshëm, pasi janë prishur balancat politikë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›