E Martë, 3 Nëntor 2026

Zëvendëskryeministrja Balluku: Prej 5 vitesh kemi ndryshuar thellësisht sektorin e energjisë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh dhe ministre e Infrastrutkruës dhe Energjisë bëri të ditur se prej 5 vitesh sektori i energjisë ka ndryshuar në shumë aspekte. Balluku publikoi një foto të ekipit negociator në Bruksel për çështjet e energjisë.

“Tashmë prej 5 vitesh kemi arritur të ndryshojmë thellësisht sektorin e energjisë në shumë aspekte, nga kuadri rregullator dhe përafrimi i tij me atë europian, deri tek diversifikimi i burimeve të rinovueshme”, thekson ajo.

“Skuadra e energjisë u prezantua me profesionalizëm të lartë gjatë negociatave për kapitullin 15. Tashmë prej 5 vitesh kemi arritur të ndryshojmë thellësisht sektorin e energjisë në shumë aspekte, nga kuadri rregullator dhe përafrimi i tij me atë europian, deri tek diversifikimi i burimeve të rinovueshme dhe proceset transparente që janë kthyer në sukses të vërtetë për përthithjen e investimeve vendase dhe të huaja. E gjitha kjo vjen si kontribut i pamohueshëm i këtyre grave e burrave, që na përfaqësuan denjësisht dhe këtë javë. Faleminderit të gjithëve dhe forca se kemi akoma shumë punë për të bërë për vendin tone”, u shpreh ajo.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›