Zëvendësministrja me VIDEO hot, e shkarkojnë (VIDEO)
Një video online është bërë shkak për shkarkimin e zëvendësministres së Kulturës dhe Rinisë në Kosta Rika.
Karina Bolanos shfaqet me të brendshme në këtë video, që mesa duket e ka përgatitur për të dashurin e saj.
Më mungon. Të dua me gjithë shpirt. Gjithçka sheh këtu është jotja, thotë Bolanos.
Qeveria vendosi shkarkimin e saj, edhe pse video është shumë private.
Publikimi i saj ka nxitur një debat për privacinë në vend. Vetë zëvendësministrja thotë se nuk pati asnjë shans të mbronte veten dhe u shkarkua për diçka shumë personale.
U kërkoj falje kostarikanëve, por nuk ka asgjë për të cilën më vjen turp, tha ajo.
Video u realizua në vitin 2007, kur ajo ishte ndarë nga i shoqi, një kongresmen.