E Diel, 1 Nëntor 2026

Saviano: Vrasja e Borselinos, një mister që zgjat prej 20 vitesh

Saviano: Vrasja e Borselinos, një mister që zgjat prej 20 vitesh

Roberto Saviano prezanton librin e ri të Enrico Deaglio mbi masakrën e rrugës DAmelio dhe mbi misteret që prej kohësh e rrethojnë. E kemi qarë vdekjen e tij 20 vite mw parw, por sot jemi përsëri këtu duke pyetur përse? Kush e bëri?

Roberto Saviano

20 vjet më parë nga e njëjta ndërtesë në rrugën DAmelia del një burrë me familjen e tij. Bën një gjest i cili në atë epokw duhet të ketë qenë domethënës: përzë fëmijët që po luanin aty rrotull pranë një makine të vogël të parkuar. Është Salvatore Vitale, banon në të njëjtin pallat me të ëmën e Borselinos, i cili do akuzohet më vonë si një prej ekzekutuesve të masakrës.

20 vjet më parë në të njëjtin ndërtesë të rrugës DAmelia hyn Paulo Borselino: duhet të çojë të ëmën te mjeku, por nuk do të ketë kohë.
Të rishikojmë pjesën e tmerrshme të imazheve: një rrugë e qetë në një prej lagjeve të rritura si bar i keq në shpat të malit Pelegrin, mbi të cilin është ngritur Kështjella Utveggio, zyrë ndoshta e shërbimeve sekrete ose ndoshta vendi nga do aktivizohej telekomanda e bombës.
Një ulërimë e tmerrshme, makina të hedhura në ajër, një rrugicë e shkatërruar.

Në vendngjarje mblidhen menjëherë shumë njerëz, të cilët e bëjnë të vështirë punën e atyre që duhet të rikrijonin skenën e krimit Kështu në 19 korrik të vitit 1992 vdiqën Paolo Borsellino dhe pesë agjentët të eskortës, Emanuela Loi, Agostino Catalano, Vincenzo Li Muli, Walter Eddie Cosina dhe Claudio Traina. Vetëm një mbijetoj dhe ai është Antonino Vullo, i cili u plagos ndërkohë që parkonte njërën prej mjeteve të eskortës. Kështu fillon një mister i cili akoma nuk është zbuluar.
Në këtë moment më mungon Peppe D’Avanzo.

Sot 20 vjet nga vdekja e Paolo Borsellino, besoj se asnjë si ai sdo ishte në gjendje për të rindërtuar ngjarjen e Republikës sonë me aq kthjelltësi. Asnjë si ai nuk do ishte në gjendje të vendoste së bashku 20 vjet të historisë gjyqësore, pyetjesh, pistash të rreme, gabimesh, dhe suksesesh që lidhen të gjitha me dramën që po jetohet në këto kohë. Drama e një krize ekonomike shkatërruese (rrënuese), e cila nuk u shkaktua vetëm nga faktorë të jashtëm por dhe nga drejtimi i keq i objekteve publike duke u kthyer në tipike të këtij vendi, ndërkohë që në vend vazhdonte dhe vinte rrotull fantazma e Berluskonit duke kërkuar një rikandidim.
Ja, ndërkohë Pepe do mund ti vendoste të gjitha këto bashkë, duke na kthyer kompleksitetin në një tablo të përbashkët me të cilën dikush sdo pajtohej por që do shprehte qartë fillimin e luftës, por ne që vëzhgojmë dhe interpretojmë sot, kemi një lodhje të madhe për të zbuluar pjesët përbërëse, për të kuptuar saktësisht cilat interesa kanë ndikuar dhe kush urdhër duhej të mbahej me atë terror.

Masakrat e viteve 1992-93 janë histori të kaluara, të sqaruara. Në qoftë se masakrat e vitit 1993 ishin një tentativë nga ana e mafias për të diskutuar me shtetin kushtet e jetesës më pak të ashpra në burgje, efektet e tyre ishin për një kohë të shkurtër. Unë gjithmonë kam menduar se atentatet ishin gulçimet e fundit të një bishe që po vdiste, të një bishe që ishte goditur mu në zemër dhe si kurrë më parë spo ngrihej dot. Të një bishe që gjithmonë kishte vepruar pa u shqetësuar por përkundrazi me punën e Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, më në fund iu hoq maska.. Në vitin 1978 kishte vdekur Impastato, 1984 Pippo Fava, në 1990 Rosario Livatino, e gjithë shoqëria civile Italiane u ndje e goditur në zemër. Falcone dhe Borsellino kishin përmbushur atë revolucion civil, përkundrazi sicc thonin ata kulturor që vendi ynë priste, kishin prekur pikat e duhura dhe e kishin bërë në një moment ku njerëzit nga Milano tek Palermo, ishin të gatshëm për ti ndjekur.
Sot, në këtë diskutim, ndalet një libër Il vile agguato. Chi ha ucciso Paolo Borsellino. Una storia di orrore e menzogna (Feltrinelli). Një histori horrori dhe gënjeshtrash) nga Enrico Deaglio. E lexova duke u përpjekur që të rrija i qetë. Të mos lejoja të pushtohesha nga zemërimi që të krijohet teksa lexon për shumë vjet gënjeshtra. Gënjeshtrat, fallciteti, korrupsioni u derdhën si llavë e papërmbajtshme mbi tragjedinë e Paolo Borsellino. Por më vonë pyes veten nëse jemi të gjithë fajtor që lejuam që e vërteta të mbulohej me një vello injorance vdekjen e tij, ndërkohë titullonim sheshe dhe shkolla.

Ndjehesh keq teksa lexon këto faqe absurditeti. Të mos arrish të zbulosh një të vërtetë mbi fajtorët e Paolo Borsellino dhe të njerëzve të tij, duke gërryer demokracinë italiane, duke thyer besimin, duke prekur ndjeshmërinë sociale, ushqyer dekurajimin. Mosbesimi tani më është një ndjenjë që ka pushtuar gjithë vendin.

Kur vdiq Falcone isha 12 vjeç, isha në Paestum, ku ndoshta më kishin dërguar me pushime ose ndoshta kam qenë për fundjavë me familjen time. Një fundjavë maji. Kujtojë vetëm që kam qenë në kuzhinë, që televizori ishte ndezur dhe që halla ime papritur ulet para televizorit dhe e mbulon të gjithë ekranin e tij të vjetër Sony me shpinën e saj. Ne fëmijët nuk kuptonim përse sduhet të shihnim… Ajo po lotonte dhe na vështronte sikur nuk na shikonte. Tundte kokën dhe përsëriste jo, jo, jo asnjë nga ne nuk pyeste.
Fëmijët e Jugut, të rritur në vitet ’80-’90 me grindje të mafias, tensione në rrugë dhe në shtëpi, dinë tju përmbahen pyetjeve. Do ishte normale të drejtoje gishtin nga TV dhe të kërkoje shpjegime. Ne nuk pyesnim, ndjenim që kishte ndodhur e njëjta gjë, ajo që kur pyesnim na shikonin shtrembër dhe na përgjigjeshin me një asgjë, asgjë. Kujtoj të jem ulur në tokë këmbëkryq, ashtu siç bëj akoma dhe sot, dhe vështroja përreth. Jashtë dëgjoja zërin e TV i cili ishte ndezur në të gjitha shtëpitë e fqinjëve. Kudo kishte mbërthyer një heshtje si në ëndërr e cila thyhej vetëm nga zhurmat e fëmijëve.

Tek Tg3 konfirmohet atentati që kishte ndodhur nga një grua me flokë të shkurtër që raportonte nga Palermo dhe herë pas here transmetoheshin pamjet nga vendngjarja. Kudo shikoje vetëm beton dhe tokë të çarë. Shumë persona që silleshin rrotull si në kllapi rreth kësaj rrënoje. Kuptova që kishin vrarë një gjykatës dhe policë. Mora kurajo dhe theva rregullat e fëmijëve të vendit të cilët nuk duhet të bënin pyetje mbi vrasjet duke pyetur: Përse? Në 19 korrik të të njëjtit vit u përsërit një skenë e ngjashme në Paestum. Kujtoj që bënte një zagushi dhe njerëz që derdhnin lot. Dhe sot jemi prapë këtu duke pyetur Përse? Si? Kush?

Tani që kanë kaluar 20 vjet, – shkruan Deaglio në librin e tij- jo vetëm që nuk dimë kush e ka vrarë, por shumë versione të tjera, të cilat vazhdojnë ta vrasin të vërtetën. Borsellino shpesh herë (rikujtohet) kur përmendim masakrën e asaj kohe, duke fyer në këtë mënyrë kujtimin e tij. Ishte Scarantino, jo Spatuzza. Ishte Riina, jo vëllezërit Graviano. Policia është e paaftë p%r të gjet fajtorët ose është për të mbrojtur fajtorët e vërtetë.
Është si në sheshin Fontana. Është shteti, lo Stato Mafia, la Mafia Stato (shteti është mafia, mafia është shteti) një shtet i dyfishtë. Ka qenë Berluskoni ose të paktën DellUtri. Jo ato zyrtarët. Kanë qenë Ciancimino dhe Provenzano. Kanë qenë industrialët e Jugut. Ka qenë ministri Mancino.
Vdekja e tij ka qenë e domosdoshme për të negociuar duke qenë se ishte thelbi, (meqë ra fjala për çfarë po negocionin? Ka qenë një vullnetar për tu sakrifikuar për familjen e tij. Ishte prova e fuqisë së pafundme të Cosa Nostrës, së cilës askush smund ti shpëtojë. Ai ndodhej në mëshirën e fatit

Marrë nga La Repubblica

Përgatiti: Anduela Gojka

————————————

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›