E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjaten hetimet për Ballukun, SPAK kërkon më shumë kohë për marrjen e dëshmive

Hetimet për ish- numrin dy të qeverisë Belinda Balluku janë zgjatur me tre muaj.

Ky vendim është marrë nga prokurori Dritan Prençi, ndërsa në dijeni është vënë edhe ekipi mbrojtës i të pandehurve.

Zgjatja e hetimeve do të shërbejë për marrjen e disa dëshmive që janë më interes për procedimin penal.

Balluku dhe të pandehurit e tjerë dyshohet se kanë konsumuar veprën penale shkelje të barazisë në tendera për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe të gjitha lotet e Unazës së Madhe të Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›