E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjatet afati per te regjistruar nje biznes

20/10/2010Projekti

Afati i regjistrimit te bizneseve do te zgjatet. Qendra Kombetare e Regjistrimit eshte duke pergatitur disa ndryshime ne ligj me qellim qe bizneset vendase por edhe ato te huaja te kene me shume dite afat per te realizuar kete proces. Ndryshimet do te kalojne ne formen e propozimeve per shqyrtim dhe miratim ne qeveri dhe me pas ne Kuvend. Qendra Kombetare e Regjistrimit e cila mundeson regjistrimin e biznesit brenda nje dite nga 49 dite qe ishte me perpara afati. Por ne rast te pezullimit te aplikimit QKR e njofton aplikantin per arsyet brenda nje dite nga marrja e aplikimit per regjistrim nepermjet nje dokumenti te leshuar nga sistemi i informatizuar ne cdo sportel sherbimi te QKR-se. Aplikanti ka afat 15 -ditor per plotesimin ose ndreqjen e elementeve qe pengojne regjistrimin. Aktualisht sherbimi i regjistrimit te nje biznesi mundesohet ne 29 bashki dhe dy dhoma tregtie. Gjithashtu eshte hedhur ideja e regjistrimit on-line projekt ky qe eshte ende ne hapat e pare si dhe do te krijohen faqet e internetit qe do te permbajne te gjithe formularet e nevojshem per biznesin per deklarimet dhe pagesat on-line.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›